Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Miss Globe” kthehet në Tiranë, detajet nga spektakli dhe pjesëmarrëset

2016/10/24 at 3:07 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Miss Globe” kthehet në Tiranë, detajet nga spektakli dhe pjesëmarrëset

 


Pas suksesit në Kanada, vitin e kaluar, ku për herë të parë një producent shqiptar organizoi në një vend të huaj një spektakël bukurie të përmasave ndërkombëtare, “Deliart Association” kthehet në Shqipëri, jo thjeshtë si organizaror i “Miss Globe”, por si mbajtës i patentës së këtij kompeticioni ndërkombëtar.

Ky është marrë si vendim unanim nga të gjithë drejtorët nacionalë, rreth 30 të tillë, të cilët organizojnë në vendet e tyre kompeticione bukurie. Thënë ndryshe “Deliart Association”, ka regjistruar  këtë patentë si “The Miss Globe”.

Kështu këtë vit, duke respektuar edhe dëshirën e drejtorëve nacionalë, Miss Globe do të mbahet në Shqipëri. Kjo për faktin sepse organizimi i “Miss Globe” në Shqipëri është gjithmonë një surprizë për ta. Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka qenë gjithmonë një surprizë për pjesëmarrësit, falë tureve dhe organizimit të eventit nga Deliart.

Gjatë 11 viteve të organizimit të “Miss Globe” këtu, Shqipërinë e kanë zbuluar dhe shijuar mesatarisht 627 pjesëmarrës, delegate, prindër të tyre dhe drejtorë nacionalë.

Në vitin 2004 kur Charli See i dha patentën për herë të parë Petri Bozos, i përcolli producentit si mesazh edhe faktin se ky spektakël duhet të ishte social, çdo vajzë nga çdo vend i botës kishte të drejtë të merrte pjesë, pra të ishte një hapesirë komunikimi e të gjitha vendeve, në të gjitha gjuhët e botës. Ku prioritet, përveç bukurisë do të ishin edhe mesazhet që pjesëmarrëset japin e marrin me njëra-tjetrën. Edhe pse Charlie dhe bashkëshortja e tij, Ann See, janë ndarë nga jeta tashmë, ky mesazh do të vazhdojë të ruhet nën logon “The Miss Globe”.

Si çdo vit, edhe këtë herë janë gjetur format e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme për marrjen e vizave nga vajzat pjesëmarrëse. Konkurentet fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri më 13 nëntor dhe deri me datë 15 do të realizohet seti fotografik për revistën zyrtare të “Miss Globe”. Turi i sivjetëm do të jetë shumë atraktiv. Në qendër të aktiviteteve do të jetë qyteti i Tiranës si metropol i vendit, por nuk do të lihen pas dore edhe qytete të tjera të rëndësishme si Berati dhe Jugu i Shqipërisë. Gjatë këtij programi, si gjithmonë, është menduar edhe minikompeticioni, “Miss Bikini”, një spektakël më vete dhe “Miss Talent show”. Nata finale do të mbahet mbrëmjen e 25 nëntorit në “Expocity”, ku do të ndërtohet një skenografi nga e para, jo vetëm për pjesën e spektaklit, por edhe për spektatorët që duan ta ndjekin live. Spektakli do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, i cili është edhe Media-Partner i “The Miss Globe” dhe që për 10 ditë me radhë do të transmetojë në formën e programeve ditore të gjitha aktivitetet, eksperiencat, komentet dhe emocionet e pjesëmarrësve në këtë event.

Ndërkohë që stafi përgatitet për pritjen e konkurenteve të “Miss Globe” me 13 nëntor, ka filluar ndërkohë edhe faza e fotografimit për Kalendarin e Miss Shqipëria, që tashmë është një traditë 15 vjeçare. Kalendari sivjet do të ketë në qendër makinat fuoristrada, lumenjtë, me veshje të ndërtuara mes brishtësisë femërore, egërsisë së natyrës dhe lumenjve të rrjedhsëm. Vajzat do të jenë të veshura nga një Brand shqiptar, ONUS.

Natyrisht mikëpritëset e konkurenteve të Miss Globe do të jenë dy bukuroshet shqiptare, Miss Shqipëria 2016, Kristiana Skura dhe nga përfaqësuesja e Kosovës në këtë event, Bleranda Citaku.

 

petri 1petri 2petripetri 3

Etiketa: Mis GlobeMiss Shqiperiapetri bozo


Ju sugjerojmë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
Para
Foto/ Elita Rudit nuk i pëlqen të rri “vetëm”, ja historia e lidhjeve të saj

Foto/ Elita Rudit nuk i pëlqen të rri “vetëm”, ja historia e lidhjeve të saj

Ja cila është mbretëresha e Instagramit

Instagram së shpejti me video LIVE!

Reagon aktori Leart Vasili: “Policia bëri gabim që publikoi ngjarjen”

Reagon aktori Leart Vasili: “Policia bëri gabim që publikoi ngjarjen”
















TE FUNDIT

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com