Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirjeta Shala “Miss Kosova” që punoi për Trump tregon sekretet e saj

2017/01/22 at 9:45 AM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mirjeta Shala “Miss Kosova” që punoi për Trump tregon sekretet e saj

Mirjeta Shala, një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila në vitin 2013 u shpall Miss Kosova për të nisur kështu rrugëtimin drejt botës së madhe të bukurisë ndërkombëtare. Ajo kujton me emocion dhe nostalgji trofetë dhe kurorat që sot mbajnë një histori suksesi në jetën e saj.


Mirjeta jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku suksesi vetëm e ndjek, e njerëzit vetëm e duan dhe e adhurojnë. Është shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze, por sot ka vendosur të ndaj gjithçka me dritare.net për fansat e saj e të gjithë ata njerëz që e duan e dëshirojnë të dinë diçka më shumë për karrierën e saj në Amerikë, por edhe jetën private.

Mirjeta, si një ndër vajzat më të bukura të Kosovës, çfarë mund të më tregosh për fatin që sjell bukuria, në jetë?

Të jesh më e bukura e Kosovës është privilegj. Sigurisht ndihem mirë me këtë fakt dhe patjetër që bukuria t’i bën gjërat më të thjeshta.

Çfarë e quan ti një femër vërtetë të bukur në tërësinë e saj?

Mirësia i jep kuptim të plotë bukurisë së vërtetë të një femre.

Karriera jote në botën e modës ka nisur shumë herët, kur ti ishe 15 vjeç. Si e kujton këtë rrugëtim?

Rrugëtim i bukur me vështirësitë e të mirat e veta. Por prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë e falë tyre ia kam dalë.

Je shpallur Miss Globe dhe Miss Universi, ku je kurorëzuar me çmimin e parë. Është kjo gjithçka që ke dashur?

Jam e lumtur për këto kurora bukurie, por nuk është ende aty ku unë dua. E ardhmja është përpara për gjëra akoma më të bukura.

Si ke arritur të bëhesh një ndër modelet më të spikatura të Kompanisë më të madhe të Modelingut siç është ajo e ‘Trump’s Model’ në Amerikë?

Në 2013, mu ofrua një kontratë nga vet Agjencia e Modës në Nju Jork ‘Trump’s Models Management’. Më dukej si ëndërr, por e bërë realitet, sepse në atë periudhë, Miss Universe do organizohej në Moskë e Rusia nuk e pranoi pasaportën time dhe ishte e pamundur të merrja pjesë. Por gjithnjë Zoti lë një derë hapur për ty nga ana tjetër. Nuk kaluan shumë ditë kur mora lajmin që të punoja për Kompaninë e Trump për tre vjet. Pastaj në 2015-tën Miss Universe organizohej në Nevada, Las Vegas, ku aty mora çmimin e parë.

Si ishte te punoje me modele që sot janë emrat më të njohur në këtë industri?

Kam kaluar shumë mirë përgjatë atyre viteve, sepse njoha njerëz të rinj të fushës sime, e modelet më të famshme me të cilat sot e kësaj dite ruaj një miqësi të mirë e kam mësuar plotë gjëra të reja.

Çfarë të ka mbetur në mendje diçka e veçantë nga gjithë kjo eksperiencë?

Çdo punë e bërë mbetet e veçantë tek unë. Por ajo që unë veçoj është Miss Universe Kosova, që më hapi shumë dyer.

Si është Trump nga afër në marrëdhënie pune?

Personalisht nuk e kam takuar Donald Trump pasi agjencia ka rregulla shumë strikte.

Ke një arsye më shumë për t’iu gëzuar faktit që Trump u bë President?

Jo, aspak, pasi ai nuk më pëlqen. Megjithatë, e uroj të jetë një President i mirë.

E vetmja vajzë shqiptare që ka arritur të bëhet imazhi i produkteve L’Oreal, kompanisë kozmetike franceze e njohur ndërkombëtarisht?

Po, jam e vetmja shqiptare që kam punuar për L’Oreal Paris. Është një emocion kur e kujtoj.

Sekreti i një modeleje për të qenë kaq e suksesshme sa ti?

Sekreti mbetet të besosh tek vetja, tek potenciali yt. Nëse mendon pozitivisht ashtu do të ecin gjërat. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe për asgjë në botë.

Je shfaqur më kopertina të panumërta të revistave të ndryshme dhe si imazhi më i bukur në disa kompani prestigjioze amerikane dhe më gjerë, si Bulgari, Estee Lauder, Sherri Hill, Ellen Dresses etj. Ku synon Mirjeta të shkojë në ardhmen?

Nuk kam bërë asgjë nga ajo që kam në mendje të bëj. Pasioni për modën do më mbajë gjatë në këtë profil.

Fadil Berisha, çfarë vendi zë në jetën tënde profesionale? Si e përkufizon miqësinë me të?

Fadili është prind i dytë për mua. Është njeriu që dua po aq shumë sa familjen time. Nuk gjej fjalë për të përshkruar veçantinë e këtij njeriu të madh, me zemrën më të bukur e më të artë në botë.

Ku e sheh veten në të ardhmen në botën e modës dhe pasarelave, apo ndonjë profesion tjetër?

Ndoshta drejtore e një agjencie mode këtu në Amerikë, pse jo.

Çfarë e bën të bukur një femër sipas këndvështrimit tënd?

Karakteri i fortë e bën gjithmonë një femër më të bukur.

Kush është mbështetja jote më e madhe?

Prindërit, motra dhe vëllezërit. Nëna e babai janë mbështetja që më kanë dhënë forcë të ecë gjithmonë me hapa të sigurt në karrierën time.

Si ndihet i dashuri yt që në krah ka një femër kaq të bukur?

Duhet ta pyesni atë si ndihet për këtë fakt. Por unë di që ai është krenar e i lumtur pranë meje, jo vetëm pse ai e ka njeriun e zemrës një Miss apo një Modele, sesa për vlerat që sheh tek unë, e shpeshherë ma vë në dukje, se zemra i fle qetë tek unë dhe që më do çdo sekondë më shumë.

Si je njohur me njeriun e zemrës?

Jemi njohur rastësisht në një mbrëmje miqsh shqiptarë. Ka qenë momenti më i bukur që ndonjëherë kisha ndjerë, kur pashë sytë e Rorit, që tanimë është kthyer në dashurinë time të përjetshme.

Dhe për herë të parë do ndash me ne dhe lajmin e shtatzënisë. Si po e përjeton ardhjen në jetë të fëmijës tuaj të parë?

Ndihem njeriu më i lumtur në botë që Zoti më dhuroi këtë moment të ëmbël që po e përjetoj si gjënë më të mrekullueshme. Po e presim me padurim ardhjen e djalit tonë.

Je kaq në formë, cila është receta jote e bukurisë?

Bëj sport patjetër. Palestër, por ama linjat janë dhe gjenetike.

Si nis dita jote dhe si ushqehesh, je aq e kujdesshme deri në detaj siç zakonisht modelet profesioniste janë?

Dita ime nis me një buzëqeshje për të qeshur e gjithë dita përpara. Nuk ka dietë.

Ku do të shohim në të ardhmen e afërt?

Së afërmi do më shihni si nëna më e lumtur në botë. Kjo për momentin zë prioritetin tim.

Kush është idhulli yt? Personazhi që të ka frymëzuar gjithmonë dhe pse?

Angelina Jolie. Ajo është një aktore dhe një nënë e përkryer.

Një mesazh për femrat që ti mendon se duhet ta dinë?

Të kenë më shumë diskutim me prindërit, me familjen për gjërat e tyre. Femrat duhet të dinë që askush nuk mund t’i ofrojë dashurinë e qetësinë më të madhe, sesa nëna e vet. Për këtë jam, të respektohet më shumë figura e familjes. Nga ana tjetër, një mesazh për femrat, të ecin vetëm përpara pa u ndikuar nga asgjë, sidomos nga thashethemet, i ka ikur koha kur dikur njerëzit ndikoheshin nga gojëdhënat deri në shpifje. Sot vlerësohet njeriu, për atë që je dhe atë që ke. Askush, askurrë nuk të pengon dot në rrugën tënde. Ndaj ec përpara, për ku je nisur të shkosh. /dritare.net/



Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Para
“Spiunë” në stërvitjen e Partizanit, trajneri zbras tribunën e stadiumit

"Spiunë" në stërvitjen e Partizanit, trajneri zbras tribunën e stadiumit

Video/ Ish-ushtari i UÇK-së sfidon të ftohtin e acartë, lahet në lumin e ngrirë

Video/ Ish-ushtari i UÇK-së sfidon të ftohtin e acartë, lahet në lumin e ngrirë

Video/ Ja si dukeshin Anxhela Peristeri, Albana Osmani dhe Anjeza Maja në garën për Miss Albania

Video/ Ja si dukeshin Anxhela Peristeri, Albana Osmani dhe Anjeza Maja në garën për Miss Albania
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com