Miriam Cani, në një lidhje telefonike me studion e “Pop Culture”, i bëri presion bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj.
Kur u pyet se kush e bënte ligjin në shtëpi, këngëtarja tha: “Varet se për çfarë bëhet fjalë. Për disa gjëra duhet ta bëjnë ligjin femrat”.
Më tej, shtoi: “Me këtë rast, i bëj thirrje zotit Alban Skënderaj të përfundojë tekstin sepse jam duke pritur ende për këngën time të re. Po i bëj presion në mënyrë publike”.
Miriami sqaroi se kënga e saj e re do të publikohet gjatë verës, por nënvizoi se aktualisht po pret që Albani të përfundojë më parë tre këngët e veta.