Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një postim në rrjetet sociale, ka uruar të gjitha gratë në ditën e 8 Marsit.
Përkrahë bashkëshortes Lirisë dhe vajzës së tij Argitës, Berisha shpreh mirënjohje për gjithçka që gratë kanë bërë.
‘Gëzuar 8 Marsin.
Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar’, shkruan Berisha./Opinion.al