Aktualitet

Mirditë/Zjarr pranë nënstacionit elektrik, stakohet energjia për disa fshatra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 07/08/22 |
Opi Nion

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Mirditës, ndërsa mësohet se flakët kanë rrezikuar edhe banesa e vreshta. Ndërkohë, duke qenë se pranë ndodhet edhe Nënstacioni Elektrik i Kaçinarit, është bërë stakimi i linjës Rrëshen-Kaçinar

. Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike, pjesërisht fshatrat Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë, Simon, Karricaj, Shpërdhazë në Rrëshen dhe pjesërisht Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj në Lezhë.

Linja do te mbahet e kyçur deri ne normalizimin e situatës dhe eliminim e rrezikut nga zjarri./Opinion.al

Pas