Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

2024/11/18 at 5:40 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

Nga Ornela Çuçi


 

Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 29 në Azerbajxhan

Nëse ky fundvit 2024 do të ishte një roman, titulli i tij mund të ishte “Viti që sokëlliti planeti”. Pamë Dubain të përmbytet. Shohim shkretëtirën e Saharasë ta mbulojë dëbora. Dhe reshjet e një viti bien dhe përmbytin brenda një dite Spanjën. Përgjatë gjithë këtij viti, zjarret shkretuan pyje, përmbytjet i kthyen qytetet në liqene dhe stuhitë shkatërruan ekonomitë, duke lënë miliona të zhvendosur dhe qindra e mijëra të vdekur.

Por, teksa qeveritë e të gjitha vendeve, mes protestave kalojnë nëpër këto rrënoja, përgjigja globale është së tepërmi e vakët, e reduktuar në tituj dhe hashtags,si një teatër premtimesh të rreme, sisteme të fragmentuara dhe një besim tinëzar se paqartësitë mund të frenojnë baticat në rritje.

Viti i shkuar ishte më i nxehti i regjistruar dhe një nga më të prirurit ndaj fatkeqësive. Pothuaj 12 mijëjetë u shuan nga katastrofat e lidhura me klimën, qëështë 30% më shumë se një vit më parë. Dëmet materiale ishin të përbindshme. Vetëm në SHBA arritën në triliona dollarë.

Në Itali, një stuhi e vetme shkaktoi shkatërrime të papara në një shekull. Ndërsa, kombet afrikane si Somalia dhe Kenia luftuan me përmbytjet që shpërngulën miliona. Ironia? Ata që janë më pak përgjegjës për këtë krizë mbajnë barrën më të rëndë të pasojave të saj. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, 90% e vdekjeve dhe 60% e humbjeve ekonomike nga goditjet klimatike ndodhin në vendet në zhvillim.

Këto statistika nuk janë vetëm shifra, por njëlloj aktakuze, me të cilën paditen të gjithë ata që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë një sistemi që akoma i jep prioritet projekteve zbutëse, si↑ janë panelet diellore dhe makinat elektrike, ndërkohë që i lë të pafinancuarapërpjekjet për përshtatje.

Premtimi i thyer i financimit të klimës

Angazhimi global për financimin e klimës – 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020 – ka qenë një dështim i jashtëzakonshëm. Në vitin 2021, vetëm 89.6 miliardë dollarë u mobilizuan, dhe vetëm 28% prej tyre qenë ndarë për përshtatje me ndryshimet klimatike. Krahasuar me 212 miliardë dollarët që nevojiten çdo vit nga vendet në zhvillim, deri në vitin 2030, shifrat e mësipërme krejt të pamjaftueshme.

Afrika, kontinenti më i shkatërruar nga ndryshimet klimatike, mori vetëm 20% të fondeve të përshtatjes, ndërsa Azia Lindore dhe Paqësori morën 45% të atyre fondeve. Akoma më qesharake është përqindja që ka marrë Ballkani, që njëherësh ështërajoni më i cenueshëm i Evropës. Më pak se 1%.

Pse anashkalohet përshtatja nga klimës?

Ndoshta kjo është për shkak se përshtatjes i mungon magjia e mediatizimit të veprimeve që bëhen për zbutjen e këtyre efekteve. Nuk krijon dot hashtags nëse parandalon një përmbytje, por sigurisht që shfaqesh si hero nëse kompeson dëmet në prag zgejdhjesh. Kjo vlen për çdo qeveri, në çdo vend në zhvillim. Në vend të kësaj, bëhet fjalë për ndërtimin e mureve të detit, rregullimin e sistemeve të kullimit dhe mbjelljen e kulturave rezistente ndaj klimës—praktike, joglamoroze dhe absolutisht thelbësore. Ndërtimi i infrastrukturës të digave ose forcimi i sistemeve bujqësore nuk bën tituj për faqe të parë lajm, por shpëton jetë.

Rrugë e gjatë drejt suksesit

Adresimi i krizës së përshtatjes kërkon një ndryshim thelbësor në mënyrën se si vendet i qasen financimit të klimës, duke e bërë atë më efikas, të barabartë dhe me ndikim. Një hap kyç është konsolidimi i fondeve të fragmentuara të përshtatjes në një njësi të unifikuar, të mbështetur nga qendrat rajonale, për të thjeshtuar aksesin dhe për të reduktuar pengesat burokratike. Ndërsa analizon sot fondet globale të mjedisit, sheh se sa shumë fonde shpenzohen administrativisht, pa prodhuar asnjë sukses të prekshëm. Prandaj, presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka të padrejta plotësisht ato që thotë, paçka që qasjen e ka si të doktor Adhamullit.

Në këtë kontekst, angazhimi i sektorit privat është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Njëkohësisht, stimujt financiarë si subvencionet, lehtësimet tatimore dhe garancitë mund të tërheqin investime private në projektet e përshtatjes, duke shfrytëzuar inovacionin dhe burimet e tyre për ndikim më të gjerë. Rajonet si Afrika, që mbajnë peshën kryesore të ndikimeve klimatike, duhet të kenë përparësi ndaj kombeve më të pasura me fuqi më të fortë lobuese. Ballkani gjithashtu do të duhet të zgjohet, të kërkojë, të punojë e të ngrejë kapacitete që mund t’i bëjnë të gjitha këto. Do t’i duhet t’i bëjë këto, me hir a me pahir.

Është po ashtu shumë me rëndësi që të kemi matje të qarta për matjen e suksesit të projekteve të përshtatjes. Pa të dhëna të standardizuara, progresi mbetet spekulativ dhe bota nuk mund të përballojë pasiguri përballë kësaj krize urgjente.

Përshtatja ndaj klimës është drejtësi

Në thelb, përshtatja është natyrë e njeriut dhe e krejt shoqërisë njerëzore madje. Por, përtej kësaj, përshtatja ndaj klimës na vjen si nevojë dhe si domosodshmëri, madje. Kjo vlen veçanërisht për kombet dhe korporatat që kanë përfituar nga industrializimi i pakontrollua. Detyrimi i tyre për të shtyrë përpara përshtatjen ndaj klimës është akoma më i madh, sepse barrën e tyre e kanë bartur të tjerët.

Përpjeket e tyre në këtë drejtim, çfarëdo qofshin ato, nuk duhen parë si bamërisë, por si drejtësi, ndonëse e vonuar. Dhe si e tillë me pasoja të konsiderueshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme të theksohet që, nëse vazhdohet me nënfinancim të projekteve për  përshtatjen, kostoja nuk do të jetë vetëm financiare, por do të matet në jetë të humbura, komunitete të zhvendosura dhe të ardhme të shkatërruara.

Krejt këto katastrofa mjedisore që shpeshtohen përvit janë thirrje e planetit për veprim. Koha është tani. Nesër mund të jetë shumë vonë.



Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, reagon Presidenti Begaj: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale

Buxheti 2025/ Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe zbulon sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

Buxheti 2025/ Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe zbulon sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën

Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën
















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com