-Shëndeti

Miratohet viagra për femra…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 27/08/15 |
root

Ilaçi i parë që do të trajtojë dëshirën e ulët seksuale tek femrat është miratuar nga autoritetet amerikane të shëndetit. Por për shkak të problemeve që ai mund të shkaktojë tek femrat, vjen me disa paralajmërime të rëndësishme.
Pilula rozë mund të shkaktojë ulje të shpejtë të presionit të gjakut dhe humbje ndjenjash, sidomos kur shoqërohet me alkool. Për këtë arsye, ajo do të shitet vetëm nën ermin e markës Addyi dhe mund të jetë e aksesueshme vetëm nëpërmjet profesionistëve të mjekësisë dhe farmaceutikës.Addyi, emri kimik i të cilit është flibanserin, është krijuar për femrat në fazën e paramenopauzës, të cilat shqetësohen nga mungesa e dëshirës seksuale. Krijimi i kësaj kokrre, është një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e shëndetit seksual të femrës që nga shpikja e kokrrave të kontracepsionit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas