Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet projektligji i madh i Trump për taksat dhe shpenzimet

2025/05/22 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet projektligji i madh i Trump për taksat dhe shpenzimet

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaluan me një rezultat të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve një projektligj për taksat dhe shpenzimet, të cilin Presidenti Donald Trump e ka përshkruar si “të madh e të bukur”.


Siç shkruajnë mediat amerikane, ky vendim mund të pasojë me ndryshime të mëdha në Medicaid, programet e ndihmës ushqimore, sigurinë e kufijve dhe taksat. Po ashtu do të shihte në zbatim një nga premtimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore pasi eliminon disa taksa mbi bakshishet e punëtorëve dhe orët shtesë. Po ashtu, pritet që ky ligj të jetë më i rëndësishmi që Trump kalon në mandatin e tij të dytë në Zyrën Ovale.

Projektligji kaloi vetë me një votë më shumë, 215-214. Kundër e votuan edhe dy republikanë, të cilët edhe më herët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me projektligjin dhe mbi të gjitha tregon një “përçarje” mes republikanëve të Trump. Kujtojmë se para një jave, i njëjti projektligj nuk kaloi dot për shkak se pesë ligjvënës nga radhët e tij e votuan kundër.

Mediat shkruajnë se u deshën disa ditë negociata, madje edhe një takim më 21 Maj në Shtëpinë e Bardhë, që republikanët të bënin disa lëshime në mënyrë që paketa ligjore të kalonte.

Por pavarësisht se projektligji “ia hodhi paq” nga Dhoma e Përfaqësuesve, ka edhe një hallkë tjetër që duhet të kalojë e që është Senati.

Pikat kyçe të projektligjit

S’ka taksa mbi bakshishet dhe orët shtesë të punës

Projektligji do të përfshijë disa lehtësime të përkohshme tatimore dhe masa të reja që synojnë kategori të caktuara të popullsisë si për shembull:

Përjashtime të përkohshme nga tatimi për bakshishet dhe orët shtesë të punës, që synojnë të lehtësojnë punëtorët me të ardhura më të ulëta. Zbritje e re tatimore për interesin e kredive të makinave të prodhuara në SHBA, me qëllim nxitjen e industrisë vendase të automobilave.

Zbritje e re tatimore për qytetarët mbi 65 vjeç, që do të ndihmojë pensionistët me të ardhura të moderuara. Krijimi i një llogarie kursimi “Trump” për fëmijët nën 8 vjeç, e cila do të financohet me 1,000 dollarë nga qeveria federale.

7.6 milionë amerikanë mund të humbin Medicaid

Medicaid, programi për sigurimin shëndetësor të më shumë se 71 milionë amerikanëve me të ardhura të ulëta, do të pësonte ndryshime të mëdha.

Me pak fjalë, propozimi për Medicaid mund të shpëtojë 625 miliard Dollarë, por nga ana tjetër të shkaktojë humbjen e sigurimit shëndetësor për 7.6 milionë amerikanë. Propozimi jep ndryshime edhe në programet e ndihmës ushqimore, të cilat asistojnë rreth 42 milionë amerikanë.

Më shumë shpenzime për sigurinë e kufijve

Projektligji i jep më shumë se 140 miliard dollarë Donald Trump-it në luftën e tij kundër emigracionit të paligjshëm. Aty përfshihen 50 miliardë Dollarë për një mur kufitar, 45 miliardë për ndërtimin e disa qendrave për emigrantët, 8 miliardë Dollarë për zyrtarët e emigracionit dhe 14 miliardë të tjera për dëbimet. Jep gjithashtu 150 miliardë dollarë për shpenzimet për mbrojtjen, duke përfshirë 20 miliardë për “Kupolën e Artë”, një sistem për mbrojtjen ajrore./tvklan.al

 

 



Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Ish-futbollisti i Premier League pranon se është trafikant droge

Ish-futbollisti i Premier League pranon se është trafikant droge

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë konspiracionet mbi UFO-t

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com