Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit

2019/07/08 at 6:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit

Parlamenti ka votuar në seancën e posaçme për ngritjen e Komisionit Parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta.


Pas 130 minuta debat, 111 deputetët që ishin në seancë votuan për ngritjen e këtij Komisioni. 101 vota pro mori ky komision hetimor, 6 kundër, 3 abstenim, dhe 1 nuk mori pjesë në votim.

  • Meta reagon për situatën ligjore pas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës

Argumentin ligjor për shkarkimin e Presidentit, socialistët e mbështesin në anulimin e dekretit që Meta i bëri zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Për socialistët, kreu i shtetit është sjellë arbitrarisht me pushtetin pasi ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve duke nxjerrë një akt në kundërshtim flagrant me ligjet dhe kushtetutën.

Në raportin e Komisionit të Ligjeve maxhoranca thotë se në të paktën 9 raste Presidenti ka shkelur ligjin themeltar të shtetit dhe parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit.

Komisioni Hetimor drejtohet nga Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve. Po ashtu në këtë komision nga PS marrin pjesë deputetët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.

Nga opozita parlamentare: Alban Zeneli, Halit Valteri, Adriak Alimadhi

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare: Krenar Rryçi

******** Debatet në Kuvend********

Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se presidenti Ilir Meta u ftua në komision, por jo vetëm që nuk mori pjesë por u përgjigj me një gjuhë ironike dhe fyese.

“Në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve kam vënë në dijeni presidentin Ilir Meta lidhur me datën e mbledhjes së radhës me qëllim garantimin e të drejtës së tij për të qenë në komision. Në përgjigje të kësaj ftese ka ardhur një shkresë më gjuhë jo zyrtare, ironike dhe fyese presidenti përmes sekretares refuzoi pjesëmarrjen. Komisioni ka konstatuar se presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin e datën 30 qershor. Në përmbushje të kësaj kanë nisur procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve. ishin ngritur komisionet, listat e zgjedhjeve, ishin kryer regjistrimet e partive politike dhe kishte filluar fushata zgjedhore. ndërkohë që kishte filluar fushata zgjedhore presidenti shfuqizoi dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas këtij dekreti anulohet 30 qershori si datë për zgjedhjet vendore. Arsyet kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike në vend, vetëdijes se në këto kushte nuk do kishte zgjedhje“, tha Manja.

Rama: Meta ka luajtur deri në fund me zjarrin. Duhet hetuar dhe ndëshkuar nga ky Kuvend

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se Ilir Meta “duhet hetuar dhe ndëshkuar nga ky Kuvend në emër të Kushtetutës, demokracisë parlamentare dhe dinjitetit të shtetit shqiptar”.

“Sot, është armiku i deklaruar i vetë Parlamentit të Shqipërisë. Nuk është vetëm politikani i frikësuar nga reforma në drejtësi, por na turpëron të gjithëve te ndërkombëtarët. Si mund të ketë Shqipëria në NATO një kryetar shteti që kur flet seriozisht të bën për të qeshur? Si mund të ketë një kryetar shteti që thotë se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor? Sëmundja e vërtetë e këtij Kreu Shteti është ajo e atij personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Nëse Ilir Meta ia lejon vetes të ngatërrojë tërë dynjanë, ky Parlament nuk ia lejon dot vetes mbylljen e syve përballë këtij burimi destabiliteti politik”, theksoi Rama.

“Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë sesa një herë, duke penguar arbitrarisht apo refuzuar dekretimin e ministrave; ka cenuar autoritetin e Kuvendit duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky Parlament. Këtë herë, Meta ka luajtur deri në fund me zjarrin. Ndërhyri brutalisht me një antidekret, një molotov zemërimi politik për të ushqyer zjarrin në fikje të protestave. Ai nxiti përhapjen e dhunës në territoret e bashkive të drejtuara nga opozita”, shtoi kryeministri.

“Komisioni për Metën është farsë”, Maliqi: Manja na nderoi në Dibër…

Lefter Maliqi, deputeti i opozitës së re në parlament e ka cilësuar seancën e ditës së sotme si “gjyq politik”, ndaj presidentit Ilir Meta.

Maliqi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk ka gjë më të keqe se mosmirënjohja ndaj njeriu që  i solli në pushtet në 2013

Deputeti tha se komisioni është një farsë, pasi drejtohet nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ulsi Manja, i cili, sipas tij, akuzohet për manipulim votash në Dibër.

“Shqiptarë kjo është një farsë dhe një gjyq politik. Kryeministri i Rilindjes dhe vetë e patë se lotët e tij tregonin disfatën nga zgjedhje në zgjedhje. Sot foli me ëndrrën e tij. Sot i bëni gjyqin politik një njeriu që iu solli në pushtet në 2013. Shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë se nuk ka gjë më të keqe se mosmirënjohja. Këta e shikojnë në ëndërr atë. Ka një varfëri, papunësi lidhje me krimin dhe bandën. Komisionin e hetimor e drejton Ulsiu që na nderoi me Dibrën. Ata thanë se do abstenojnë por Taulanti i kapi një nga një dhe i ndryshoi mendje. këta nuk e kuptojnë gabimin. Është turp kush na drejton”, tha Maliqi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse
Bota

Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

2 Gusht, 2025 6:34 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
Kosovë/ Sulmohet deputeti Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij e mitur. Ndalohet..
Rajoni

Kosovë/ Sulmohet deputeti Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij e mitur. Ndalohet..

2 Gusht, 2025 5:54 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Aktualitet

Lëkundje sizmike në Tiranë/ Ja magnitudat dhe epiqendrat e tërmetit

2 Gusht, 2025 5:34 pm
Para
Zgjedhjet, Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet

Protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane

Ilir Meta reagon për protestën, ironi me qeverinë pas votimit në Kuvend

3 muaj hetim për Metën, do bëhen zgjedhje apo do shkarkohet presidenti

Deputetja e opozitës së re:Nëse shkarkohet Meta, nuk keni parë asgjë akoma

Deputetja e opozitës së re:Nëse shkarkohet Meta, nuk keni parë asgjë akoma
















TE FUNDIT

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
2 Gusht, 2025

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, ku një mjet ka dal nga rruga...

Lexo më shumë

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
2 Gusht, 2025

Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth...

Lexo më shumë

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
2 Gusht, 2025

Zyrtarisht Hamasi ka deklaruar se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran,...

Lexo më shumë

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
2 Gusht, 2025

Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com