Kryesore

Miratohet në parim nisma e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 10/07/20 |
Al Do

Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore votoi pro nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin zgjedhor.

Nisma u mbështet edhe nga deputetët e mazhorancës. Deputetja Klotilda Bushka gjatë fjalës së saj në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore tha se nisma është legjitime dhe konstatohet se nuk sjell ndryshime të sistemit elektoral aktual.

Nisma në Komision u votua në parim me 16 vota pro dhe vetëm 1 kudër, nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Ky i fundit kërkoi verifikim të firmëtarëve, pasi sipas tij ka deputetë që kanë firmosur për një deputet tjetër.

Dua të bëj një sqarimin tim publik për firmat. Kur kam firmosur kam firmosur me vetëdije të plotë për ndryshim të sistemit. Unë nuk e di por kam informacione të plota që ka deputetë që nuk kanë firmosur në listën nismëtare. Pra dikush ka firmosur për një deputet tjetër. Për këtë dua verifikim të firmave”, tha ai.

Grupi i deputetëve të opozitës parlamentare kërkon lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ditën e hënë nisma do të diskutohet nen për nen./ Opinion.al

Pas