Kryesore

Miratohet marrëveshja me kishën serbe, Abazoviç humb mazhorancën në Malin e Zi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 08/07/22 |
Opi Nion

Tashmë është një fakt që Dritan Abazoviç, ka humbur mazhorancën dhe rrezikon të largohet nga posti i kryeministrit në Malin e Zi.

Dritan Abazoviç, në këtë mënyrë u “vetësakrifikua” për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe edhe pse ishte paralajmëruar nga disa anëtarë të qeverisë së tij se nuk do ta mbështesnin më nëse ajo do të miratohej.

Kabineti qeveritar u mblodh mesditën e së premtes dhe për më shumë orë miratoi akordin që duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Sipas Kushtetutës, Kuvendi mund të shkurtojë mandatin me propozimin e Presidentit të Shtetit, Qeverisë ose me propozimin e së paku 25 deputetëve.

Ndër kundërshtarët e nënshkrimit të tekstit aktual të Marrëveshjes janë Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq, e cila nuk ka ministra në Qeveri, por i jep mbështetje parlamentare, SDP-ja, një pjesë e opozitës, shoqatat kombëtare malazeze, një pjesë e sektorit joqeveritar…

Ata konsiderojnë se Marrëveshja Themelore e vendos kishën serbe mbi shtetin e Malit të Zi dhe e përkthen trashëgiminë kulturore dhe fetare malazeze në atë serbe.

Nga sektori joqeveritar kanë vënë në dukje një sërë anomalish juridike, që nga fakti se disa dispozita janë në kundërshtim me rregulloret pozitive të Malit të Zi e deri te deklarimi se me këtë marrëveshje cenohet karakteri laik i shtetit, i garantuar me Kushtetutë.

Me gjithë kundërshtimin e një pjese të opinionit, i cili kërkon që marrëveshja të debatohet dhe teksti i saj të korrigjohet, kryeministri Abazoviç e zbatoi procedurën e miratimit për vetëm dhjetë ditë.

Fillimisht, ai formoi Grupin e punës për negociatat, i cili, me sa u informua publiku, pati vetëm një seancë, më pas shpalli tekstin e marrëveshjes së rënë dakord me Kishën Ortodokse Serbe dhe njoftoi miratimin e saj një ditë më vonë, gjatë një takimi me patriarkun në Beograd.

Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

 

Pas