Sport

Miratohet kalendari, Kategoria e Parë rikthehet në fushë më 7 qershor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 14/05/20 |
Al Do

Kategoria e Parë shqiptare e futbollit do të rinisë në datën 7 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim në faqen e saj zyrtare.

Federata shkruan se ka organizuar ditën e sotme në selinë e re një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

“Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të perdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë. Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu. Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020”, thuhet në faqen e FSHF.

Ky takim erdhi një ditë pasi Federata e Futbollit dhe presidentët e Kategorisë Superiore ranë dakord që gara e tyre të rifillojë me 3 qershor. /Opinion.al

Pas