Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet kabineti i ri qeveritar i Maqedonisë së Veriut

2022/01/17 at 9:14 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet kabineti i ri qeveritar i Maqedonisë së Veriut

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të dielën para mesnatës kabinetin e ri qeveritar, të udhëhequr nga kreu social-demokrat, Dimitar Kovaçevski. Në parlamentin 120 vendesh, 62 ligjvënës votuan pro, ndërsa 46 ishin kundër.

Debati që u mbajt dy ditë me radhë, u shoqërua me polemika të shumta midis ligjvënësve të opozitës nga njëra anë dhe të shumicës parlamentare, nga ana tjetër.

VMRO-DPMNE-ja e opozitës thekson se zoti Kovaçevski nuk ka legjitimitetin e popullit “sepse nuk ka marrë pjesë në zgjedhje të drejtpërdrejta”; se është trashëgimtar i politikave korruptive të ish-kryeministrit Zoran Zaev, qeveria e të cilit ka manipuluar opinionin publik, sipas opozitës maqedonase, mbi mosmarrëveshjet me Bullgarinë dhe se kjo qeveri, nuk ka aftësi për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski, tha se parlamenti është vendi i vetëm ku duhet të zhvillohen debate dhe të kërkohen e gjinden zgjidhje, teksa theksoi shpresat për një opozitë konstruktive dhe bashkëpunuese lidhur me vendimet në interes të qytetarëve.

“Legjitimiteti i qeverisë është i pakontestueshëm dhe me mbështetjen e shumicës parlamentare është i qëndrueshëm në 2.5 vitet e ardhshme. E bëj të qartë se zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024”, u shpreh zoti Kovaçevski, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë kërkesën me këmbëngulje të opozitës për zgjedhje të parakohshme brenda vitit.

Ai theksoi përkushtimin ndaj kapërcimit të krizës ekonomike dhe energjetike që, sipas tij, burimin e ka tek pandemia e koronavirusit. Ai foli për transparencë gjatë punës, ndërsa premtoi ndihmë e subvencione për kompanitë e qytetarët për të kapërcyer vështirësitë gjatë krizës energjetike. Premtoi, po ashtu rritje të shpejtë të pensioneve dhe angazhimin rreth ngritjes së Prodhimit të Brendshme Bruto, punësime të reja, etj.

Përparësi të tjera për kabinetin e tij paraqesin integrimi evropian i vendit dhe në këtë kuadër, zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë fqinje lidhur me gjuhën dhe historinë. Sofja ka bllokuar procesin e bisedimeve të Shkupit me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, të martën në Shkup pritet të udhëtojë Kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili megjithatë në një prononcim për median bullgare ka mohuar ekzistencën e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari. Vendi fqinj kërkon, nga ana tjetër që pakica bullgare të zë vend në Kushtetutën maqedonase.

Kabineti i zotit Kovaçevski do të ketë 21 anëtarë, një më tepër se qeveria e pararendësit të tij, Zoran Zaev. Lidhja Social demokrate me partnerët e saj më të vegjël kanë 12 vende; Bashkimi Demokratik për Integrim, 6, aq sa kishte edhe në përbërjen e kaluar dhe partia Alternativa do të drejtojë 3 ministri./ VOA

Etiketa: MAQEDONI E VERIUTqeveria

Ju sugjerojmë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit
Aktualitet

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

2 Gusht, 2025 7:02 pm
Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse
Bota

Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

2 Gusht, 2025 6:34 pm
Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari
Aktualitet

Dibër/ Plagos me thikë nënën e tij gjatë një konflikti, arrestohet 26 vjeçari

2 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Sot 554 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot 554 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

SHBA/ Mijëra persona pa energji elektrike si pasojë e stuhisë dimërore

SHBA/ Mijëra persona pa energji elektrike si pasojë e stuhisë dimërore

Omicron ekspozon mungesën e fleksibilitetit në spitalet e Evropës

Omicron ekspozon mungesën e fleksibilitetit në spitalet e Evropës

TE FUNDIT

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
2 Gusht, 2025

Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter i riu që humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përfundoi në një...

Lexo më shumë

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
2 Gusht, 2025

Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, ku një mjet ka dal nga rruga...

Lexo më shumë

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
2 Gusht, 2025

Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut. Sipas informacionit paraprak të policisë rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com