Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet ‘anti-shpifja’, 82 deputetë votojnë pro në Parlament

2019/12/18 at 7:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet ‘anti-shpifja’, 82 deputetë votojnë pro në Parlament

Kuvendi miratoi me 82 dhe 87 vota pro, të ashtuquajturën ‘Paketa antishpifje” e cila përbëhet nga dy projektligje.

Prej orës 9:30 të mëngjesit, në hyrje të Kuvendit, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar kundër kësaj pakete ligjore, por deputetët e mazhorancës vendosën që ta kalonin atë.

Paketa e projektligjeve për median online ndryshon 30 nene të ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe 5 nene të ligjit “Për Komunikimet Elektronike”.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë seancës se gazetarët që kanë dalë në protestë nuk e kanë mbështetjen e organizatave të gazetarëve dhe të shoqërisë civile. Ai foli për organizata të rreme, që sipas tij ngrënë kauza për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, kur në të vërtetë qëndrojnë vetë gazetarët.

Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve kanë shprehur shqetësimet e tyre prej disa kohësh në lidhje me këto ndryshime pasi sipas tyre ato cënojnë rëndë lirinë e medias dhe e vendosin atë në kontroll të mazhorancës.

Dy pikat kryesore ku është kundërshtuar kjo paketë ligjore është se ajo vendos një regjim administrative të detyrueshëm ndaj mediave online dhe se Autoriteti i Medias Audiovizive merr kompetenca të gjykatës duke vendosur për gjobat dhe deri në mbyllje ndaj mediave online.

AMA është një organ që emërohet nga Kuvendi ndërsa Këshilli Ankesave emërohet nga AMA.

Sipas ndryshimeve të reja në ligjin e medias kur nuk respektohet vendimi i Këshillit të Ankesave, gjoba për portalet do të jetë nga 40 mijë në 800 mijë lekë. Megjithatë, mediat online mund të ekspozohen nga penalizime disafish më të larta deri në 2 milionë lekë nëse ato refuzojnë të zbatojnë vendimet e bordit të AMA-s për të drejtën e përgjigjes dhe korrigjimin. /Opinion.al

Etiketa: Kuvendimediapaketa anti-shpifje

Ju sugjerojmë

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
Aktualitet

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

3 Korrik, 2025 11:57 am
Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
Sport

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

3 Korrik, 2025 11:56 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

3 Korrik, 2025 11:53 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të

3 Korrik, 2025 11:47 am
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

3 Korrik, 2025 11:41 am
Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
Sport

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

3 Korrik, 2025 11:29 am
I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
Kronikë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

3 Korrik, 2025 11:21 am
“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
Aktualitet

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

3 Korrik, 2025 11:12 am
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Rajoni

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

3 Korrik, 2025 11:09 am
“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
Aktualitet

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

3 Korrik, 2025 11:03 am
Para
U miratuar me 82 vota, Ditmir Bushati abstenon për ‘anti-shpifjen’

U miratuar me 82 vota, Ditmir Bushati abstenon për 'anti-shpifjen'

Historia e vajzës me sklerozë të shumëfishtë:Prej 4 vitesh nuk mund të eci

Historia e vajzës me sklerozë të shumëfishtë:Prej 4 vitesh nuk mund të eci

Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

TE FUNDIT

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
3 Korrik, 2025

Arrestohen 13 punonjës të doganës greke në Mavromatio në kufirin me doganën në  Qafë Botë. Në kuadër të operacionit 13...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
3 Korrik, 2025

Liverpool FC ka reaguar zyrtarisht pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të Diogo Jotës, sulmuesit portugez që ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
3 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
3 Korrik, 2025

Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com