Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe dy konçesione rrugësh

2019/07/18 at 7:44 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe dy konçesione rrugësh

Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa 11 deputetë votuan kundër dhe 2 abstenuan. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh më herët se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës.


“Kemi propozuar ashpërsimi e dënimeve për veprat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionareve publike dhe të zgjedhurve, apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik si dhe përfshirja e veprave të reja penale për adresimin e duhur të çështjeve të dhunës si akte që ngarkojnë me përgjegjësi penale” tha ndër të tjera Balla.

Në seancën e sotme është miratuar edhe projektligji për Mbrojtjen Civile me 90 vota pro ndërsa 8 deputetë votuan kundër.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se, përmes këtij projektligjit i jepet transformim qasjes ndaj fatkeqësive natyrore, planifikim afatgjatë dhe marrje e masave në kohë.

Gjithashtu u miratuan edhe dy ligjet e reformës në drejtësi pas një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës në parlament. Me 106 vota pro dhe 1 abstenim u miratuan projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Miratimin e Kuvendit morën edhe dy kontratat konçesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash.

Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si konçesionari, dhe shoqërisë konçesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)” u miratua me 78 vota pro ndërsa 26 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Në mënyrë të njejtë u votua edhe për projektligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.

Këto dy projektligje u kundërshtuan nga opozita në parlament edhe gjatë seancës por gjithsesi mazhoranca i kishte votat e nevojshme për ti kaluar. Më herët Partia Demokratike ka denoncuar se vlera konçesionare e ndërtimit të këtyre akseve është më e lartë nga vlera reale dhe se e kjo skemë partneriteti publik privat bëhet me qëllime korruptive. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
FOTO/ Debat mes Rucit dhe Spiropalit gjatë seancës në Kuvend?

FOTO/ Debat mes Rucit dhe Spiropalit gjatë seancës në Kuvend?

Mbi 23 mijë shqiptarëve i është refuzuar hyrja në zonën Schengen në 2018

Mbi 23 mijë shqiptarëve i është refuzuar hyrja në zonën Schengen në 2018

Përfundon takimi i Bashës me aleatët, Mediu: Protestat do të vazhdojnë

PD ngre padi penale për zgjedhjet në Roskovec: 1200 vota më shumë
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com