Aktualitet

Miratohen 5,191 paga shtesë për punonjësit e transportit rrugor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 12/08/20 |
Al Do

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit  e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!”, shkruan Rama.

Transporti ka qenë një nga sektorët më të prekur nga situata e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Në muajin Mars ky shërbimi i transportit qytetas dhe ndërqytetas u mbyll, për tu hapur në Qershor. Megjithatë ky sektor funksionon ende me kapacitet të reduktuar si pasojë e frikës nga përhapja e koronavirusit. /Opinion.al

Pas