Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratimi i Reformës, Lu puthi Vlahutin, ja si u imponua SHBA dhe BE

2016/07/22 at 11:42 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Miratimi i Reformës, Lu puthi Vlahutin, ja si u imponua SHBA dhe BE

Maxhoranca dhe opozita miratuan dje me një konsensus historik ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugën zbatimit të Reformës në Drejtësi. Reforma që prej kaq kohësh identifikohej me datën 21 korrik, mori 140 votat e ligjvënësve shqiptarë, por miratimi në orët e vona të mbrëmjes bëri që ajo reformë të quhet e miratuar në 22 korrik.


Pavarësisht se negociatat u shoqëruan me vështirësi në komunikim dhe me tone të ashpra, ato morën në orët e vona të mbrëmjes dakordësinë e të gjitha grupeve parlamentare. Madje në seancë ka votuar dhe deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Armando Prenga, i cili edhe pse është në hetim nga Drejtësia, votoi dje në Parlament.

Kjo reformë u votua para dy negociatorëve të fortë të saj, ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Kanë qenë SHBA­-të e BE-­ja që me presionin e tyre, edhe përtej limiteve të diplomacisë, kanë arritur që të bindin politikën shqiptare të votojë.

Për më shumë se 2 vjet, përfaqësuesit e tyre më të lartë nuk hezituan asnjëherë të qartësojnë se reforma do të bëhet. Politika shqiptare tregoi se nuk e gjen dot gjuhën e përbashkët pa ndikimin ndërkombëtar. Kjo ishte edhe arsyeja që më shumë nga votimi i djeshëm, ku palët ceduan nga kërkesat fillestare, të gëzuar ishin Lu e Vlahutin.

Këta të fundit, kur reforma ka marrë 140 vota dhe tejkaloi të gjitha pritshmëritë, e kanë pritur me gëzim të madh këtë arritje. Madje në momentin e votimit, Lu dhe Vlahutin janë përqafuar dhe kanë puthur njëri­-tjetrin në faqe, ndërkohë që janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur si në finalen e “Euro 2016”.

Ndryshimet

Por çfarë miratuan deputetët, pjesa më e madhe e tyre as që nuk e lexoi draftin final të ndryshimeve kushtetuese, por gjithsesi e miratuan atë. Në këtë draft të ri, Partia Demokratike ka fituar në betejën e saj për të pasur rol vendimtar në procesin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Tashmë anëtarët e këtyre dy institucioneve shumë delikate do të filtrohen nga një nënkomision i posaçëm në varësi të Kuvendit, i përbërë nga 5 deputetë. Tre deputetë do të jenë të maxhorancës dhe 2 deputetë të opozitës. Këta deputetë mund të miratojnë me 4 vota listat e kandidatëve për KLP­-në dhe KLGJ-­në, ndërkohë që votimi final në Parlament bëhet me 2/3 e votave, e thënë ndryshme me 94 vota. Në rast se nuk miratohen në dy raundet e para, në raundin e tretë kandidatët e listave quhen të miratuar.

Por çfarë ka fituar Partia Socialiste?

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në procesin e vetingut është bërë sipas kërkesës së Partisë Socialiste e dakordësuar me ndërkombëtarët. Ky operacion, që u përfshi në Kushtetutë, do të ketë rol rekomandues dhe mbikëqyrës në procesin e rivlerësimit. Edhe pse PD­-ja kërkoi që ky rol të ndryshonte me pretendimin se cenohej sovraniteti, në fund ata e kanë pranuar nenin siç iu paraqit nga ndërkombëtarët.

Negociatat

Si çdo reformë e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, edhe Reforma në Drejtësi gjeti dakordësi me opozitën minutën e fundit, dhe pse puna për të kishte dy vjet që kishte nisur. Por data 21 korrik, si dita e rakorduar edhe nga ndërkombëtarët për miratimin e kësaj reforme, rrezikoi dje të dështonte për shkak se maxhoranca dhe opozita ishin larguar sërish nga pozicioni i konsensusit i arritur të mërkurën në mesditë, për të cilin kryetari i Kuvendit ishte investuar për të bashkuar Ramën dhe Bashën. Me një gjuhë të ashpër kryetari i Kuvendit, që në nisje të seancës, në mungesë të dakordësisë, Meta kërkoi votimin e reformës vetëm me konsensusin e opozitës. Kreu i Kuvendit tha se kjo reformë nuk mund të miratohet pa opozitën dhe shtoi se për këtë Lulzim Basha është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën amerikane. Pas këtij momenti, zyra e kryetarit në kryesinë e Kuvendit u bë tryeza e madhe e negociatave për t’i dhënë fund agonisë, për fatin e kësaj reforme. Për 90 minuta kreu i PD-­së, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga Oerd Bylykbashi, diskutoi me Ilir Metën dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin mbi propozimin e ri të ofruar nga ndërkombëtarët.

Më pas, Lulzim Basha ka mbledhur grupin e tij parlamentar për t’u konsultuar me deputetët rreth propozimit të ri ndërkombëtar. Kreu i Kuvendit, i cili e drejtoi vetë këtë negociatë, thirri në zyrën e tij në prani të dy ambasadorëve kreun e Grupit Socialist, Gramoz Ruçi, dhe Fatmir Xhafajn. Edi Rama e përjashtoi veten e tij nga këto negociata, kjo ndoshta edhe nga tensioni i krijuar mes tij dhe kryeparlamentarit Meta.

Basha është rikthyer në zyrën e Metës për të bërë propozimet e fundit rreth draftit e për ta miratuar atë më në fund. Pas 6 orësh negociata nën mbikëqyrjen e rreptë të kreut të Kuvendit, Meta në orën 18:30 ka lajmëruar arritjen e konsensusit për draftin e diskutuar në fund për mënyrën e zgjedhjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Më pas, miratimi kaloi në Komisionin e Posaçëm të Reformës për të përfunduar në Kuvend rreth orës 23:00, për të konkluduar me votimin në orën 00:30 pas mesnate.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së të gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian e bashkëpunimit euroatlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.

2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e Drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda.

3. Vëzhguesit ndërkombëtarë ushtrojnë këto detyra:

a) japin rekomandime për Kuvendin lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit dhe komisionerit Publik;

b) paraqesin gjetje dhe mendimet mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuojnë për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesit ndërkombëtarë mund të kërkojnë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marrë nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personave privatë sipas ligjit.

c) U japin komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankimim, në rast se komisioneri Publik nuk zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke thënë arsyet e refuzimit.

ç) Kanë të drejtë të marrin të gjitha informacionet menjëherë, të dhënat personale dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha/ Fation Binjaku Panorama.al



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Dedikimi/ Getoar Selimi: Marina, bekimi më i madh në jetë

Marina nuk u përgjigjet pyetjeve për Getin...

Video/ E fundit, gruaja kërcënon se do të hidhet nga taraca e shtëpisë

Video/ E fundit, gruaja kërcënon se do të hidhet nga taraca e shtëpisë

Foto/ Gëzuar ditëlindjen princ George!

Foto/ Gëzuar ditëlindjen princ George!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com