Prezenca e OSBE-ODHIR në Tiranë ka reaguar pas miratimit të marrëveshje së “5 qershorit” sot në Kuvend.
Përmes një reagimi për mediat, ky institucion thekson se mbetet i gatshëm që t’i ofrojë ndihmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, duke nënvizuar faktin se zbatimi i marrëveshjes mbetet kyç.
Po ashtu, në këtë reagim iu bëhet thirrje palëve politike që të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.
Reagimi i OSBE
Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme./ Opinion.al