Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas miratimit të ligjit “anti-KÇK” nga Qeveria.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se edhe ky ligj, ashtu si “Forca e Ligjit” do të dështojë, pasi sipas tij në krye të qeverisë qëndron ortaku i krimit të organizuar.
Bardhi shkruan se gjatë kohës së qeverisjes së Ramës, janë liruar nga burgu kriminel të rrezikshëm.
Reagimi
Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. ?Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. ? Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar. ☠/ Opinion.al