Thuhet shpesh se përsona që në horoskop i përkojnë një shenje të caktuar, kanë cilësi të veçanta. Dhe ky nuk është vetëm një mit.
Astrologët ngulmojnë kur thonë se njerëzit me shenjën e luanit kanë një energji dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm. Për këtë arsye, sugjerojnë ata, ju duhet t’i mbani afër miqtë me këtë shenjë.
Është e nevojshme që të dini se si t’i thoni faleminderit miqve të kësaj shenje, sidoemos nëse ndani të njejtën shenjë me ta.
Ja këshillat për ta bërë këtë në rrugën e drejtë:
Thuajini se “ne”, luanët, jemi besnikë. Ne luftojmë në xhungël, por ama e vlerësojmë shumë çdo pjesëtar të grupit.
Thuajini se “ne”, luanët, jemi ata që japim këshillat më të mira.Ne jemi ekspertë për përmirësim të gabimeve dhe lavdërim për arritjet. Ne e dimë se çfarë është më e mira për të dashurit tanë.
Vërjani miqve tuaj në dukje cilësinë që kanë si lider, por mbi të gjitha si njerëz që dinë të motivojnë të tjerët.
Më e rëndësishmja, ata do të ndihen të vlerësuar kur ju t’i thoni se admironi faktin që ata i thonë gjërat troç.