Kombëtarja e Shqipërisë do të provojë forcat me atë të Bosnje dhe Hercegovinës, por këtë herë në ndeshje të karakterit miqësor.
Të dy skuadrat vijnë në një formë krejt të kundër, Shqipëria në tre ndeshjet e fundit ka vetëm humbje, kurse mysafirët dy fitore dhe një barazim.
Skuadra e Gianni De Biasit vjen nga humbja në Palermo ndaj Italisë me rezultat 2-0, kurse Bosnja nga fitorja 5-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Shqipëria (5-4-1): Strakhosha; Hysaj, Veseli, Kukeli, Ajeti, Agolli; Lila, Memushaj, Basha, Roshi; Sadiku.
Bosnja (4-3-1-2): Begovic; Bicakcik, Sunjic, Zukanovic, Kolasinac; Krunic, Cimirotic, Visca; Vrancic; Dzeko, Hodzic.