Sport

Miqësorja me Arabinë Saudite, Edi Reja: Një test për lojtarët e Superiores



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 22/10/22 |
Opi Nion

Një test për lojtarët e rinj të Superiores. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë më 26 tetor miqësoren e parë përballë Arabisë Saudite ku të grumbulluar janë 26 lojtarë nga Superliga shqiptare.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku Edi Reja u shpreh se kjo ndeshje do i ndihmojë shumë lojtarët të shfaqin cilësitë e tyre: “I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër, edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtarës në të ardhmen. Tre vite më parë e kam pasur në projekt bashkë me Presidentin për të përfshirë sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. Marr si shembull Hoxhallarin, Seferin apo Trashin”.

E ardhmja e teknikut italian mbetet në dyshim, pasi kontrata e tij skadon në nëntor të këtij viti. Megjithatë, kur pyetet rreth kësaj çështjeje, 77-vjeçari nuk e mohon dëshirën për të rinovuar: “Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim te kjo skuadër dhe objektivi im fillestar ishin eleminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgenjyer në Ligën e Kombeve dhe nuk dua të kërkoj alibi. Unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë miqësoren ndaj Arabisë Suadite këtë të mërkurë, në orën 16:30, me orën shqiptare.

Pas