Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miqësi apo dashuri? Balerini: Ja planet e mia me Rovena Dilon

2016/01/10 at 9:52 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Miqësi apo dashuri? Balerini: Ja planet e mia me Rovena Dilon

Vetëm dy muaj pasi Rovena Dilo nisi procedurat e divorcit në Gjykatë me ish­futbollistin Florian Riza, këngëtarja është parë shpesh të shoqërohet darkave apo në festa argëtuese me partnerin e saj në “DËS”, balerinin Eltion Merja.

Fakti që artisti është më i ri në moshë se këngëtarja, ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale nëse bëhet fjalë për histori serioze apo afeksion të momentit.

Se çfarë po ndodh në jetë mes çiftit në skenë na e rrëfen Eltioni për gazetën “Panorama”.

Si shkoi gara në “DËS”. U mërzitët që nuk fituat, duke pasur parasysh ambicien e shprehur të Rovenës?

Konkurrenca në “DËS” ishte e fortë dhe normalisht çdo VIP, ose më saktë çdo çift e nis garën me synimin e vetëm kupën. Është një kompeticion aq i madh, sa të bën të përjetosh emocione dhe sfida, që mbase nuk i provon në një skenë tjetër. Në njëfarë mënyrë, këtë vit u bëmë dhe ne balerinët konkurrentë, sepse ndryshe nga herët e tjera, ishim njëkohësisht koreografë të disiplinave që kërcenim çdo puntatë. Duke e pasur mendjen te koreografia, që të dilte sa më e bukur, tek interpretimi i Rovenës se si do përcillte energjinë e kërcimit te publiku, mendoj se ia dolëm mbanë të jepnim emocion, si edhe të pëlqeheshim nga publiku. Duhet të shtoj faktin se Rovena çdo puntatë ka sjellë një karakter ndryshe, gjë që në kërcim është shumë e rëndë­ sishme, edhe pse nuk fituam gjë.

Para finales së shoë­t u komentove për një lidhje të fortë me Rovenën, pra diç­ ka më shumë se miqësi. Ç’mund të thuash?

Ndërmjetësi për afrimitetin tonë si miq ishte “DËS”, dhe për këtë gjë e falënderoj produksionin që më krijoi mundësinë të njoh nga afër Rovena Dilon. Fatkeqësisht, atyre që e kanë komentuar më së shumti këtë gjë, për më tepër para finales, u ka bërë përshtypje fakti që unë

dhe Rovena shoqëroheshim edhe jashtë provave për kafe, darka, kryesisht edhe me shoqërinë e Rovenës. Si miq që jemi, normalisht do vazhdojmë të shoqërohemi, edhe pse spektakli ka mbaruar. Shpresoj që një bashkëpunim premierë në të ardhmen mos t’ju bëjë kaq shumë përshtypje!

Dyshimet e para lindën në javët e para të spektaklit, ndërsa Rovena të drejtohej me emrin e përkëdhelisë “Toke”…

Përsa i përket nofkës Toke, që të gjithë mendojnë se më quan Rovena me përkëdheli, nuk është e vërtetë. Shumica e njerëzve me këtë nofkë më njohin dhe i përket 10 viteve më parë, gjatë spektaklit “Poleposition” të Kozeta Bakiut.

Atëherë çfarë emri do t’i vendosje afrimitetit tuaj?

Është folur për një lloj kimie mes nesh, që normalisht krijohet kur dy njerëz punojnë bashkë në një produksion gjigant. Kështu që normalisht po nuk pati kimi, asnjë perfomancë kërcimi nuk do të ishte e bukur, siç ka qenë deri në gjysmëfinale.

Tani që gara ka mbaruar, vazhdoni të takoheni?

Faktikisht po pres të kthehet nga takimet, që ta takoj (buzëqesh). Kemi disa projekte që duhen diskutuar dhe zbatuar njëkohësisht. Mirëpresim një bashkëpunim të mundshëm për 2016­n.

Ju sugjerojmë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Para
Protestues që qëlluan policinë me shotgun. Ja çfarë nuk u pa dje në Kosovë

Protestues që qëlluan policinë me shotgun. Ja çfarë nuk u pa dje në Kosovë

Video/ Nata horror e Këlnit. Ja se si emigrantët përdhunuan në grup gjermanen

Video/ Nata horror e Këlnit. Ja se si emigrantët përdhunuan në grup gjermanen

Korçë/ Përndiqte të miturën, arrestohet në flagrancë

Korçë/ Përndiqte të miturën, arrestohet në flagrancë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com