Politikë

“Ministrja Spirobuçi”, Spiropali i përgjigjet Berishës: Dije se me këtë që the…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:18 - 14/07/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme parlamentare Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kryetari i PD, Sali Berisha janë përfshirë në debate të forta.

Berisha e etiketojë ministren duke thënë “Spirobuçi” gjë e cila solli dhe reagimin kryetares së Kuvendit, duke ndërprerë seancën dhe paralajmëroi marrje të masave disiplinore ndaj Berishës.

Spiropali i është përgjigjur Berishës duke thënë se pas këtij etiketimi ai mori përgjigjen nëse populli e do apo jo. Ndër të tjera i thekson se nuk do ta mposhtë Shqipërinë e nuk do të mundë të shkelë ligjet.

“O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku siç e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen  e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti. Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t’ia shkelësh ligjet”, tha Spiropali.

Pas