Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë. Në një postim në rrjetet sociale aji njofton se ka bërë celebrimin me deputetin Dardan Molliqaj.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Vetëvendosjes por pas përplasjeve në këtë parti, ai kaloi me Partinë Socialdemokrate që u formua më pas.
Ndërkohë Besa Shahini në 18 janar të këtij viti mori zyrtarisht postin e ministres, pasi më herët ishte zëvendës-ministre.
Ajo ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982 dhe ka një karrierë profesionale të pasur në Kosovë, Gjermani, Kanada dhe së fundi, në Shqipëri./Opinion.al