Ditën e sotme parlamenti ka miratuar me 104 vota kandidaturën e Evis Kushit si ministres e re e Arsimit.
Pas votimit, ministrja e re e Arsimit e Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi shkoi në Presidencë dhe u betua para Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”/ Opinion.al