Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar. BBC shkruan se ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë gjermane që viziton Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Baerbock, po takohet me banorët vendas në Bucha, ku ushtria ruse është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ajo është e fundit nga një varg diplomatësh dhe liderësh të huaj që vizitojnë qytetin pranë Kievit.
Moska ka mohuar se është kryer ndonjë krim në Bucha, pavarësisht se qindra ukrainas janë vrarë ndërsa qyteti ishte nën kontrollin rus për një muaj dhe një varr masiv u zbulua në kishë pas çlirimit të qytetit./Opinion.al