Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja e Arsimit tregon alternativat për mësimin online

2021/02/14 at 6:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrja e Arsimit tregon alternativat për mësimin online

Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar mënyrat e zhvillimit të mësimit online që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

Ministrja shkruan në rrjetet sociale se mësuesit dhe nxënësit kanë tre alternative në ndihmë të procesit mësimor:  Platforma online “Akademi.al”; Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla” dhe Kanali i MASR në “Youtube”.

 “Së pari, shpresoj që ju dhe familjet tuaja të vazhdoni të jeni të fortë e të shëndetshëm në këtë situatë aspak të lehtë, kur lufta jonë e përbashkët kundër pandemisë COVID-19 vazhdon pa u ndalur. Dua t’ju them se frymëzohem çdo ditë nga guximi, sakrifica dhe optimizmi juaj në këtë luftë, dhe ju jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin dhe fleksibilitetin që keni treguar deri më tani së bashku me fëmijët tuaj.

Dje morëm një tjetër vendim të rëndësishëm për shkak të përkeqësimit të motit, temperaturave ekstremisht të ulëta, reshjeve të dëborës, ngricave dhe stuhive në shumë zona të vendit. Dua t’ju siguroj se të gjitha vendimet që marrim bazohen në prioritetin tonë absolut, i cili është pa dyshim shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë, për të cilët duam të shmangim cdo rrezik të mundshëm.

Me siguri jeni të shqetësuar se si do të vijojë procesi mësimor nga shtëpia gjatë javës së ardhshme. Dhe po ashtu, e di mirë që shumë familje nuk e kanë aksesin e duhur në teknologji dhe internet për të marrë pjesë plotësisht në mësimin “online”. Por ne tashmë e kemi një përvojë nga viti i kaluar dhe pavarësisht të gjithë vështirësive, i kemi instruktuar të gjithë mësuesit që të fillojnë menjëherë komunikimin me ju dhe fëmijët tuaj.

Bazuar në “Udhëzuesin për Fillimin e Vitit Shkollor 2020-2021”, nxënësit dhe mësuesit kanë tri platforma alternative në ndihmë të procesit mësimor:

-Platforma online “Akademi.al”;

-Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla”;

-Kanali i MASR në “Youtube”.

Tek to, nxënësit mund të ndjekin të gjitha videot mësimore sipas një plani mësimor të unifikuar për të gjitha klasat në të gjitha shkollat e vendit. E ndërkohë, do t’ju lutesha edhe juve që t’i inkurajoni dhe mbështesni sa më shumë fëmijët tuaj që të jenë të motivuar dhe aktivë gjatë mësimit “online”.

Të gjithë po përballemi me sfida në këtë përvojë – ju, nxënësit, stafi ynë, por mbi të gjithë, mësuesit tanë. Ata janë në frontin e parë të luftës dhe shumë prej tyre punojnë me orë e orë të tëra për të organizuar punën dhe përgatitur materialet në ndihmë të nxënësve. Ata meritojnë gjithë respektin dhe mbështetjen tonë pa kufi.

E të mos harrojmë që të gjithë kemi një rol të rëndësishëm në këtë mision. Le të bëjmë secili pjesën tonë, me disiplinë, tolerancë dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin. Në fund, dua t’ju falënderoj shumë përzemërsisht të gjithëve dhe shpreh angazhimin tonë të palëkundur në misionin e vështirë, por fisnik, atë të edukimit të fëmijëve tanë”, shkruan Evis Kushi.

Etiketa: covid-19evis kushimesimi online

Ju sugjerojmë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Para
Ironizoi kreun e PD,  Aurela Basha debat me qytetarin më Instagram

Ironizoi kreun e PD, Aurela Basha debat me qytetarin më Instagram

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Kosovë/ KQZ: Në zgjedhje morën pjesë mbi 46 për qind e votuesve

Kosovë/ KQZ: Në zgjedhje morën pjesë mbi 46 për qind e votuesve

TE FUNDIT

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
1 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencën për  mediat, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com