Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina ka kallëzuar në Prokurori kreun e Zyrës Arsimore në Has, Selman Qemanë, pasi mori pjesë në fushatë elektorale.
Përmes një njoftimi, Ministria e Arsimit sqaronte kreu i Zyrës Arsimore në Has përfshiu edhe punonjësit në varësi të tij, personel të zyrës arsimore: Specialisti i Burimeve Njerëzore Erlis Dibra, Specialisti i Kurrikulës Jetmir Qaushi dhe Drejtorin e Shkollës 9-vjeçare Zahrishtë Veli Ibraj. Informacioni i është dërguar për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit konfirmon gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me organet kompetente duke vlerësuar çdo provë të depozituar të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore në sigurimin e një procesi zgjedhor duke zbatuar detyrimet ligjore.