Aktualitet

Ministria tregon moshën mesatare të rasteve pozitive me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 01/04/20 |
Al Do

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bëri sot përditësimin e të dhënave të koronavirusit në Shqipëri.

Për herë të parë në të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur mosha mesatare e pacientëve të infektuar.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”, tha Bino.

Ajo njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 16 raste të reja në vendin tonë ndërsa qytetet më të prekura mbeten Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça. /Opinion.al

Pas