Aktualitet

Ministria ndryshon urdhrin, lejohen edhe 3 biznese të tjera të punojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 30/03/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

LEXO EDHE: Ja lista e plotë e bizneseve që mund të punojnë pa pengesa dhe orare

Në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një urdhër për kufizimin e lëvizjes por dhe për mbylljen e disa kategorishë biznesesh.

Sot ministria ka vendosur që të ndryshojë një pikë të urdhërit duke lejuar hapjen e tre lloje biznesesh.

Konkretisht në vendimin e ditës së sotme thuhet se do të lejohet aktiviteti për për gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë.

Me ndryshimin e bërë, këto tre subjekte do të lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pavarësisht masave ndaluese në vend. /Opinion.al

Pas