Politikë

Ministria Gjonaj: Pesë arsyet pse dekreti i Metës është i pavlefshëm


               Publikuar në : 17:54 - 12/06/19 |
el ida

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli mbi dekretin e Presidentit Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Gjonaj e quajti situatën të paprecedentë, dhe dekretin një akt absolutisht të pavlefshëm juridikisht.

“Situata politike ku ndodhemi është e paprecedentë, vetë djegia e mandateve përbën një precedent të padëgjuar më parë, ndërsa tani këtij precedenti iu shtua edhe një tjetër që nuk e përmirësoi situatën: Akti i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve. Në konsideratat e mia dekreti i tij është akt absolutisht i pavlefshëm juridikisht”,- tha ministrja.

Gjonaj shpjegoi në News 24, edhe 5pesë arsyet të cilat sipas saj e bëjnë këtë akt të pavlefshëm.

“E para-Presidentit në Kushtetutë nuk i njihet e drejta ta çdekretojë aktin e parë me një të dytë. Presidenti ka kompetenca në bazë të Kushtetutës neni 92 pika gj. të përcaktojë dhe vendosë datën e zgjedhjeve. Në asnjë moment Kushtetuta nuk i jep të drejtë ta çdekretojë këtë akt me një akt të dytë. E dyta-Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese, siç është vepruar deri tani në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Pra, ai do të duhet të kishte thirrur palët për shkak të praktikës kushtetuese. E treta- Akti i tij është antikushtetues edhe në afate. Ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, i cili thotë se nga 30 marsi deri më 30 shtator duhet të ketë zgjedhje, një nga dy të dielat e fundit. E katërta- Kushtetuta përcakton përfundimin e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor në 10 gusht. Kushtetua nuk e ka përcaktuar më tej zgjatjen e mandatit të organeve të pushtetit vendor. Pra, Presidenti e lë vendin në një pasiguri. Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë, i mbaron mandati. Nëse nuk janë zhvilluar zgjedhjet më 11 gusht ata nuk janë më detyrë. Nuk mundet që atë që nuk e thotë Kushtetuta të thotë një akt tjetër. E pesta- Po ashtu me këtë akt është cenuar e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur”,- sqaroi Gjonaj./Opinion.al

 

Pas