Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 09/11/20 |
Opi Nion

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 në javët e fundit ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të ndajë vendin tonë në tre zona në bazë të rrezikut të përhapjes së infeksionit.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tregoi zonat e kuqe, portokalli dhe të verdha.

“Në lidhje me përhapjen e COVID-19 në vend ne kemi ndarë hartën e Shqipërisë në disa zona që janë zonat e kuqe, zonat portokalli dhe zonat e verdha. Në zonat e kuqe kemi Fierin, Gjirokastrën, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Te këto zona vërejmë një rritje dhe incidencë më të lartë.

Zonat e tjera me portokalli kanë një incidencë më të ulët. Këtu kemi Beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kononjën, Krujën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.

Zonat të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë 58 deri në 100 mijë banorë janë të gjitha bashkitë e tjera”, bëri me dije komiteti i ekspertëve./ Opinion.al

Pas