Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit është intensifikuar nga të dyja palët, duke prodhuar kështu edhe viktima në numër të konsiderueshme.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën varësi të Hamas, ka deklaruar se 145 palestinezë kanë humbur jetën në luftimet e kësaj javë dhe se prej tyre, 45 janë të mitur.
Po sipas ministrisë në fjalë, mbi 1000 njerëz gjithashtu janë plagosur. Megjithatë në njoftimin e saj autoritetet nuk shprehen sesa prej të vrarëve ishin persona, pjesë të Hamas apo të ndonjë organizate tjetër.
Izraeli nga ana e tij ka thënë se shumë nga të vrarët ishin terroristë dhe se disa vdekja u shkaktuan nga raketa të hedhura në drejtim të territorit izraelit, që shpërthyen më tej në Gaza./Opinion.al