Kryesore

Ministria e Mjedisit eskursion tek Kepi i Rodonit, Tirana mbulohet nga re të zeza tymi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 22/04/18 |
b.f

Një zjarr i madh ka përfshirë të dielën paradite një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës, duke shpërndarë re të zeza tymi në pjesën më të madhe të kryeqytetit.

Ndërsa, Ministria e Mjedisit ka organizuar një aktivitet për Ditën e Tokës në Kepin e Rodonit dhe pak dijeni ka se çfarë ka ndodhur me ndotjen e ajrit në Tiranë.

Nga ana tjetër, qytetarë të ndryshëm ndjehen të shqetësuar, për shkak të sasisë së lartë të djegies së plastikës në magazinën e fabrikës. Siç dihet, helmet e djegies së lëndëve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrëzikshme, toksike dhe kancerogjene.

Me sa duket, ata, ndjehen të shqetësuar nga djegia e plastikës, e cila formon dioksinën.

Kjo e fundit, pra, dioksina, me kalimin e kohës grumbullohet në mushkëritë e qytetarëve, duke shkaktuar kancer.

Është rrezik me marrë flakë gjithë lagjja me këtë plastikë këtu. Unë jam inxhinier këtu. Po shikoj këtë turpin që ndodh këtu. Ku janë zjarrfikëset? Ku janë?! E dinë që kjo nëse nuk pushon rrezikon gjithë lagjja. Nuk fiket as me zjarrfikëse nëse nuk kapet në fillim”,- shprehet një shtetas turk për OraNews.

Zgjim i shëndetshëm dhe romantik.
Bllokim hundësh, mushkërish dhe frymëmarrjeje…
Oh, gjithë kjo siguri e lumturi plastike po na del për sysh.
Ndjehem me aq fat që unë dhe qindra e mijëra qytetarë rrethohemi prej vitesh nga grumbuj të pafundmë plehrash dhe fabrikash të tilla riciklimesh
”,-shkruan një qytetar në Facebook.

 

Në vendngjarje janë policia, 10 zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi dhe forcat e Ushtrisë duke punuar për fikjen e zjarrit. E ndërsa edhe godina e dytë e fabrikës së riciklimit është përfshirë nga flakët, dy biznese të tjera, mes tyre një karburant rrezikojnë që të përfshihen nga flakët.

Nuk është vlerësuar një ndërhyrje nga ajri, pasi mund të rrezikohet helikopteri. Në momentin e zjarrit brenda në fabrikë ka pasur punëtorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin.

Në të gjithë zonën është bllokuar qarkullimi dhe është stakuar energjia elektrike. Ende nuk ka një informacion të saktë se kush kanë qenë shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se edhe para një viti ky biznes është djegur. Gjithashtu biznesi është gjobitur për mos marrjen e masave kundër zjarrit. Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi se nuk është njoftuar nga biznesi për zjarrin, por qytetarët për zjarrin.

Re të zeza tymi të fotografuara nga disa zona të kryeqytetit:

.

 

Pas