Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes u shpërndan bashkive 10 milionë $ për Emergjencat Civile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 20/04/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë dollarë për Emergjencat Civile.

Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive.

Fondi ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Përveç këtij fondi sipas ligjit 45/2019 njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pas