Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Mbrojtjes: Kujdes! Në akset rrugore në zonat malore do të ketë ngrica

2023/01/24 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministria e Mbrojtjes: Kujdes! Në akset rrugore në zonat malore do të ketë ngrica

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq. Në një njoftim thuhet se prurjet e lumenjve janë nën nivelin kritik, ndërsa si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit.

Autoritetet iu bën  thirrje qytetarëve të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të lëvizet me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve si dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje

Situata për shkak të kushteve të motit, njoftimi:

Sipas parashikim të motit nga Instituti Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditët në vazhdim do të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin.

Ditën e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës, ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër.

Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë.

Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,6 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6,10 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,55 m nga 8,7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 5,9 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët vijojnë funksionalitetin me kapacitet të plotë.

Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 500 m3/s. Në basenin ujëmbledhës Koman janë 250 m3/s dhe Vau i Dejës 40 m3/s. Shkarkimet do të vijojnë me 300 m3/s. Shkarkimet në Digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.

Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkeputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, KorCcë dhe Shkodër.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.

Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur mbetet 1400 ha përkatësisht në njësinë administrative Ana e Malit 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç 100 ha. Banesa me prezencë uji në oborre janë 15 në fshatin Obot, bashkia Shkodër. Në qarkun e Lezhës vijon të ulet shifra e sipërfaqes së përmbytur në 230 ha, ku 200 ha janë në bashkinë Lezhë dhe 30 ha në bashkinë Kurbin.

Infrastruktura rrugore vijon të jetë e qarkullueshme pa probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe turistike.

Në bashkinë Shkodër: Rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. Në qarkun Elbasan, janë pastruar akset rrugore Librazhd – Prrenjas dhe Gramsh – Moglicë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur rënie inertesh. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë – Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Shtyllë – Panarit. Në aksin Bogë – Theth është funksional segmenti Bogë – Qafë Thorë.

Ka vijuar puna nga ARRSH për pastrimin nga ortekët në segmentin tunelet panoramike. Në qarkun e Dibrës në disa segmente trashësia e dëborës varion nga 10-15 cm. Rruga e Dardhës në km e 7 trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Rruga e Voskopojës km 13 trashësia e dëborës varion nga 3 cm – 5 cm.

Vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 68 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmërisë së lartë.

Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për të mbështetur të gjitha kërkesat e pushtetit vendor me qellim përballimin e situatave që mund te krijohen si pasojë e kushteve të motit.

U bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të lëvizet me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve si dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt
Bota

Lufta në Ukrainë/ Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje në konflikt

2 Dhjetor, 2025 5:16 pm
Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
Bota

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

2 Dhjetor, 2025 5:06 pm
Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
Kryesore

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

2 Dhjetor, 2025 4:43 pm
Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë
Kryesore

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

2 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Bota

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2 Dhjetor, 2025 4:21 pm
Para
Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari

U godit 27 herë me thikë, 41-vjeçari doli i gjakosur nga lokali dhe kërkoi ndihmë

Një shkollë me emrin e të atit, Ben Blushi: Ka 80 vjet që Tirana pret këtë infrastrukturë

Një shkollë me emrin e të atit, Ben Blushi: Ka 80 vjet që Tirana pret këtë infrastrukturë

Lezhë/ Shoferi harroi të ngrinte frenat, bie furgoni me pasagjerë në ujë

Lezhë/ Shoferi harroi të ngrinte frenat, bie furgoni me pasagjerë në ujë

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
2 Dhjetor, 2025

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi...

Lexo më shumë

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
2 Dhjetor, 2025

Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren në çdo hap, është vendosur një monument që rikthen në...

Lexo më shumë

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
2 Dhjetor, 2025

Ish-komandanti i forcave shumëkombëshe në Irak dhe Afganistan, si dhe ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, ka shpjeguar se si...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
2 Dhjetor, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com