Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri nën kontroll, ja zonat më problematike

2022/07/20 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra zjarri nën kontroll, ja zonat më problematike

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, përmes një deklarate për mediat ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në territorin shqiptar.

Sipas ministres Bici, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Ndër të tjera ajo tha se prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Bici theksoi se në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

“Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës. Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos. Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje. Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.

Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.

Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

Në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.

Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit-“tha Bici.

Ju sugjerojmë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Para
Gjendet i pajetë i moshuari në Durrës

Vlorë/Gjendet një trup i pajetë në katin e 4 të një pallati në ndërtim

Ligji i policisë për përgjimet, Avokati i Popullit: Fituan qytetarët

Shtyhet zgjedhja e Avokatit të Popullit, ja kur pritet të zgjidhet

Atentati në Fushë-Krujë/Flet Ramazan Rraja:S’kam lidhje,po akuzohem padrejtesisht

Atentati në Fushë-Krujë/Flet Ramazan Rraja:S'kam lidhje,po akuzohem padrejtesisht

TE FUNDIT

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
19 Tetor, 2025

“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
19 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka udhëzuar qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në ato zona ku do të ketë kufizime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com