Duke ndjekur shembullin e një sërë vendesh, edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë në Ukrainë të largohen prej aty.
Përmes një njoftimi, Ministria këshillon gjithashtu të mos udhëtohet drejt këtij vendi.
Njoftimi
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
? Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
?Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al;
Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.