Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dënuar referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre.
Përmes një postimi në “Twitter”, MEPJ shkruan se çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës OKB dhe e së drejtës ndërkombëtare.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës OKB dhe e së drejtës nderkombetare”-shkruan MEPJ.