Aktualitet

Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Holandës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 21/02/22 |
Opi Nion

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja Holanda për udhëtimet drejt Holandës.

Sipas ministrisë nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19.

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes./ Opinion.al

Pas