Bota

Ministria e Jashtme e Ukrainës bën thirrje për ndihmë:Më shumë sanksione dhe armë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 25/02/22 |
Opi Nion

Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të “tregojë solidaritet” duke vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën.

Një listë të publikuar nga ministria në Twitter përfshin gjithashtu ndalimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe dëbimin e ambasadorëve rusë në mbarë botën.

Gjithashtu ministria kërkon mbështetje me armë, karburant dhe ndihmë financiare.

Një tjetër kërkesë që vihet re, Ukraina kërkon largimin e Rusisë nga OKB dhe forumet e tjera ndërkombëtare./Opinion.al

Pas