Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë në kohën kur situata në Ukrainë është në kulmin e tensioneve me Rusinë, ka riafirmuar edhe njëherë mbështetjen e vendit tonë ndaj Ukrainës.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Ministria e Jashtme bën thirrje që Rusia të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërsërisim thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme./Opinion.al