Përmes një komunikate, Ministria e Jashtme e Kosovës tha se vlerëson se Serbia është më një territor që nuk ofron më as sigurinë minimale për integritetin fizik dhe juridik për kosovarët. Si rrjedhojë Ministria sugjeron evitimin e përkohshëm të qarkullimit përmes Serbisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor, i cili ofron as siguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Po ashtu thuhet se ky njoftim vjen si rezultat i arrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të Serbisë.
“Një numër i tyre madje edhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht”, shkruhet në komunikatë./Opinion.al