Rajoni

Ministria e Brendshme e Kosovë kallëzon penalisht presidentin Thaçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 31/03/20 |
Al Do

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars, për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Pasi Qeveria e Kosovës vendosi kufizime në lëvizjen e qytetarëve, presidenti Thaçi në një konferencë për media e kishte kundërshtuar masën duke thënë se ajo është anti-kushtetuese.

“Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër- kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë”, pati deklaruar Thaçi.

Në një njoftim të Ministisë së Punëve të Brendshme thuhet se në padi pretendohet se “presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19”.

Sveçla në padi akuzon presidentin Thaçi se ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të parashikuar në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Opinion.al

Pas