Për shkak të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në dy qytetet që janë prekur më shumë nga tërmeti Durrës dhe Tiranë, nuk do të ketë mësim.
NJOFTIM:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës do të pezullohet mësimi ditën e sotme. Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë./ Opinion.al