Dita e parë e shkollës ka gjetur Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin në Shkodër.
Arsyeja është një gjest bujarie karshi familjes së efektivit të vrarë pak javë më parë, Ardian Kodra.
Ministri Tahiri shoqëroi në shkollë djalin e efektivit, që do të ndjekë vitin e parë gjimnazë.
Efektivi i shpallur dhe Dëshmor i Atdheut, u vra më 2 shtator në përpjekje për të arrestuar një person me probleme mendore.