Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri serb përplaset me Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë

2021/10/10 at 8:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministri serb përplaset me Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dy ditë parë në “Tv Klan”, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.


Ministri serb thotë se vetëm “bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”. Sipas tij, për shkak se të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të reagojnë.

“Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk lëshoi deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për të dyja palët për vetëpërmbajtje. Çdo gjë që lejohet për shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të ndalohet për serbët. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” dhe forca e vetme që do të mundësojë që serbët të mos drejtohen nga të tjerët është uniteti politik serb dhe krijimi i një “bote serbe”. Shpresoj që të gjithë ata që heshtin për deklaratën e Ramës për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” do të heshtin kur ne serbët të flasim për “botën serbe” tha Vulin.

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” u pyet nëse e ka në plan që të bëhet Presidenti i trojeve të bashkuara të Kosovës dhe Shqipërisë. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e ka ndërmend këtë gjë pasi do që të zhvillojë një jetë të tretë ku do të fokusohet tek njerëzit e tij të dashur. Rama tha se nuk është në planet e tij që të jetë President i Kosovës dhe i Shqipërisë, por tregoi aspiratën e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Pjesë nga intervista

Për mua personalisht është shumë e qartë, e kam thënë shpeshherë dhe një ditë do ta them që unë me ndihmën e Zotit dua të kem edhe një jetë tjetër. Një e kam pasur si artist dhe si rebel, një si njeri në shërbim të publikut. Një tjetër dua ta kem si një jetë ku mos të kem detyrim ku ti përgjigjem cilitdo qoftë dhe as më pak t’i gjendem cilit do qoftë për shkak të detyrës. Tani jam i fokusuar tek mandati i tretë. Të katërtin do ta fitojmë pa diskutim. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

Pra President i Kosovës dhe i Shqipërisë?

Jo.

Ose i trojeve të bashkuara?

Jo.

Pse jo?

Sepse dua të kem edhe unë të drejtën që të kem një pjesë të fundit të rrugës së jetë ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Nuk bëj sikur ma kanë dhënë me zor. Në këtë pozicion qëndrohet deri kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda. Mendoj se është mëse e mjaftueshme për mua, por edhe me gjithë të tjerët që shërbimet e mia ndaj të gjithë këtij vendi si i pari i punës të kenë një limit. Përtej atij limit të kem mundësinë që t’i rikthehem disa pasioneve dhe disa gjërave të tjera që janë të rëndësishme për njeriun dhe t’i kthej sa të mundem nga gjithë ky borxh i madh i akumuluar njerëzve të mi të dashur.

Kur unë të them Presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, është kjo në planet e tua zotëri?

Nuk është në planet e mia. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën por jo unë President.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, por kjo shoqërohet me një lidership apo jo?

Por kjo nuk është projekt personal. Kjo është aspiratë. Nuk ka asgjë që nuk ka lidhje me personalen tek secili person, por tjetër është një projekt personal dhe tjetër është që personi yt të jetë në dispozicion të një aspirate që është më shumë sesa personale.

Pra Ramë ti nuk e projekton dot veten dhe nuk e thua dot që po është ambicia ime që një ditë të udhëheq shqiptarët kudo në trevat e tyre.  Nuk e thua dot këtë gjë. Nuk do ta thuash publikisht?

Ambicia ime është që të kem një jetë të tretë. Jeta e tretë nuk do të ketë lidhje me politikën e përditshme dhe me punën e përditshme si njeri i zgjedhur nga populli.

Unë nuk ta besoj këtë që thua.

Jeta ime do të jetë e bazuar në atë që unë bëj si njeri i zgjedhur për të lindur dhe për të jetuar.

Nuk je i sinqertë në këtë gjë se unë të njoh. Nëse ka një gjë që ty të punon 24 orë në 24 orë është pikërisht kjo.

Ajo që mua më fasinon kur thonë kosovarët është që të gjithë ju mendoni se më njihni.

Të njoh aq sa të kuptoj që pushteti për ty është një objektiv madhor.

E pra nuk më njeh.

Ne kemi prova. Për herë të parë në Shqipëri, një kryeministër fiton mandatin e tretë dhe thotë që do të fitojë mandatin e katërt.

Nuk e çoj nëpërmjet të bëhem mbret. As të jem presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Etiketa: ramaserbishqiperiVulin


Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
“Po ktheheshim nga kalçeto”, dëshmia e 2 të plagosurve te “Trauma”

Emri/ Ndalohet 33-vjeçarja për trafik të miturish

Në listën e zezë të Rusisë, nënsekretarja amerikane e Shtetit vizitë në Moskë

Në listën e zezë të Rusisë, nënsekretarja amerikane e Shtetit vizitë në Moskë

Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz

Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz
















TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com