Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri serb i transportit jep dorëheqjen pas shembjes së çatisë që shkaktoi 14 viktima 

2024/11/05 at 2:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri serb i transportit jep dorëheqjen pas shembjes së çatisë që shkaktoi 14 viktima 

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë tha të hënën se ai po jepte dorëheqjen, disa ditë pasi një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë. 

Ministri serb i Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiç njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë shtypi, që pasoi zemërimimin në rritje për shembjen vdekjeprurëse që ndodhi të premten në qytetin verior të Novi Sadit. Dorëheqja e zotit Vesiç duhet të konfirmohet nga parlamenti i Serbisë. 

“Ju njoftoj se nesër në mëngjes zyrtarisht do ta dorëzoj dorëheqjen”, tha zoti Vesiç. “Pasi ta pranojë parlamenti, nuk do ta kryej më këtë detyrë”. 

Kamerat e sigurisë regjistruan shembjen masive të murit të jashtëm të ndërtesës së stacionit të trenit, që shkaktoi rënien e çatisë mbi njerëzit që ishin ulur poshtë në stola ose hynin e dilnin stacioni. 

Stacioni i trenit është rindërtuar dy herë në vitet e fundit. Kritikët e qeverisë populiste të Serbisë thanë aksidenti tragjik është pasojë e korrupsionit të shfrenuar, mungesës së transparencës dhe punës së ngadaltë gjatë rindërtimit. Rinovimi ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë kineze të ndërtimit. 

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç, duke i akuzuar ata si përgjegjës për aksidentin vdekjeprurës. 

Grupet e opozitës planifikojnë të mbajnë një tubim të martën në Novi Sad dhe protesta të tjera më vonë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. 

Vesiç tha se nuk pranon asnjë faj për vdekjen e viktimave. 

“Nuk mund ta pranoj fajin për vdekjen e 14 personave, sepse as unë, as njerëzit që punojnë me mua, nuk mbajmë as edhe një grimcë përgjegjësie për tragjedinë që ndodhi”, tha ai. “I bëj thirrje autoriteteve që të nisin hetimet sa më shpejt për të gjetur pergjegjësin e kësa tragjedie.” 

Mes të vdekurve është edhe një vajzë 6-vjeçare. 

Zyrtarët populistë kanë akuzuar partitë opozitare për përdorimin e tragjedisë për përfitime politike duke u zotuar për përgjegjësi. Vuçiç të hënën premtoi se përgjegjësit do të ndëshkohen. 

“Jam i sigurt se autoritetet shtetërore do të gjejnë përgjegjësinë e tragjedisë që ndodhi në vendin tonë”, tha Vuçiq. 

Prokurorët serbë thanë se ata tashmë kanë marrë në pyetje më shumë se 40 persona, përfshirë zotin Vesiç, që nga hapja e hetimit të shtunën. Por kritikët thonë se nuk do të ketë drejtësi, sepse populistët kanë kontroll të fortë të sistemit gjyqësor dhe policisë. 

Stacioni hekurudhor i Novi Sadit u ndërtua fillimisht në vitin 1964. Stacioni i rinovuar u përurua nga Presidenti Vuçiç dhe aleati i tij populist, kryeministri hungarez Viktor Orbán, mbi dy vjet më parë si një ndalesë kryesore për një linjë treni të shpejtë të planifikuar midis Beogradit dhe Budapestit./VOA 

Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Vetëdorëzohet në policinë e Kosovës Noizy 

Vetëdorëzohet në policinë e Kosovës Noizy 

Aksident i trefishtë në aksin “Fier-Vlorë”, plagoset rëndë një person 

Aksident i trefishtë në aksin “Fier-Vlorë”, plagoset rëndë një person 

Rutte “lëvdata” Italisë për udhëheqjen e KFOR-it në Ballkanin Perëndimor 

Rutte “lëvdata” Italisë për udhëheqjen e KFOR-it në Ballkanin Perëndimor 

TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com