Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri rus: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

2021/10/11 at 8:31 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri rus: Pranojmë çdo zgjidhje me Kosovën që i përshtatet Serbisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas një takimi që zhvilloi në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se një zgjidhje eventuale do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.


Lavrov tha se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje “që do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb”.

Lavrov gjendet në Beograd ku do të marrë pjesë në samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Ai po ashtu tha se gjatë komunikimeve me Bashkimin Evropian, Moska gjithmonë ia kujton përgjegjësinë Brukselit që ka për dialogun dhe shtoi se “është koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura vite më parë”, veçanërisht Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryediplomati rus tha se me Vuçiç bisedoi edhe për situatën në Ballkan dhe deklaroi se Serbia është “faktor më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon” dhe se “opinioni i saj duhet të merret parasysh në të gjitha çështjet”.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e “partneritetit strategjik midis Serbisë dhe Rusisë” dhe shtoi se ekziston një dialog konfidencial midis udhëheqësve të të dyja vendeve.

“Unë përcolla përshëndetjet e ngrohta të presidentit (Vladimir) Putin dhe ne jemi të vendosur ta vazhdojmë dialogun në nivelin më të lartë. Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë e takimit mes dy presidentëve dhe do të dakordohemi për takimin”, deklaroi Lavrov.

Kryediplomati rus hodhi poshtë akuzat se Moska po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi marrëdhënie të tilla me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon dhe gjëja më e rëndësishme për ne është përfitimi reciprok dhe balanca e interesave”, theksoi ai.

Lavrov kritikoi BE-në pasi siç tha Brukseli po ndjek “një politikë që nuk është konstruktive”.

“Ata na thonë se ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim iniciativa në ato pjesë të botës ku BE-ja ka interesat e saj. Nuk kam nevojë të sqaroj se ky është një opinion neokolonial. Akuzat se Rusia dyshohet se shkel disa norma të e drejta ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor janë të pabazuara,” tha Lavrov.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha pas takimit me Lavrovin se këto ishin “bisedimet e tyre më të sinqerta dhe të hapura deri më tani”.

“Ne diskutuam të gjithë situatën në rajon dhe për frikën time në lidhje me pozicionin e vendit tonë dhe njerëzve tanë në rajon, e njoftova ministrin rus të Punëve të Jashtme dhe mora mendimin e Federatës Ruse dhe këshilla të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë deklaroi se është krenar për “marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira që Serbia ka me Rusinë” dhe se shpreson se do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin para fundit të vitit.

Vuçiq përsëriti se Serbia do të mbetet neutrale në aspektin ushtarak.

“Ne jemi krenarë për neutralitetin tonë ushtarak dhe në përputhje me këtë, ne do të vazhdojmë jo vetëm për të mbrojtur vendin tonë, por edhe për të zhvilluar kapacitetet tona mbrojtëse”, tha presidenti i Serbisë.

Lavrov në samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë u mirëprit në aeroportin e Beogradit nga shefi i diplomacisë së Serbisë, Nikola Selakoviç dhe ambasadori i Rusisë, Alexander Bocan-Hharchenko.

Lavrov erdhi në Beograd me rastin e samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, ku Rusia ka statusin e vëzhguesit, i cili do të mbahet të hënën dhe të martën, më 11 dhe 12 tetor.

Siç ishte njoftuar më parë, shefi i diplomacisë ruse në ngjarjen që do të mbahet në Beograd do të lexojë një letër përshëndetëse nga presidenti rus, Putin.

Samiti në Beograd shënon 60-vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Lëvizja e të Painkuadruarve është grupi më i madh i shteteve pas Kombeve të Bashkuara. Vetë emri lindi si një ide se lëvizja do të ishte një alternativë politike për vendet që duan të shmangin zgjedhjen për një bllok ushtarako-politik dhe të artikulojnë një qasje të pavarur të politikës së jashtme.

Në kryeqytetin e Serbisë (atëherë Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) zyrtarët e 25 vendeve u mblodhën në shtator 1961 në Konferencën e parë të Lëvizjes.

Ndër ata që folën në ngjarje ishin udhëheqësit botërorë si kryeministri indian, Jawaharlal Nehru, presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, presidenti indonezian, Sukarno dhe udhëheqësi i RSFJ–së, Josip Broz Tito, me iniciativën e të cilëve konferenca u mbajt gjashtë dekada më parë.

Etiketa: kosoveLavrovserbivucic


Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
Para

Çmimi i bukës u rrit në shtator me ritmet më të larta që nga viti 2012

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kukës

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kukës

Largimi nga BE? Protesta masive në Poloni

Largimi nga BE? Protesta masive në Poloni
















TE FUNDIT

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër...

Lexo më shumë

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
23 Tetor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
23 Tetor, 2025

Nuk është hera e parë që administrata amerikane vendos sanksione ndaj prodhuesve rusë të naftës. Para se Donald Trump të...

Lexo më shumë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
23 Tetor, 2025

Manjola Nikollo është ish-zyrtarja e radhës nga Partia Demokratike që largohet nga radhët e opozitës dhe pranon një detyrë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com